Gnabry rrezikon Euro 2024

Futboll

Gnabry rrezikon Euro 2024

Më: 10 maj 2024 Në ora: 14:42
Gnabry në fushë

Dëmtimi i pësuar në minutën e 26-të të ndeshjes së dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve midis Realit të Madridit dhe Bayernit të Mynihut mund t'i kushtojë Serge Gnabry shumë më tepër sesa pritej.

Sulmuesi gjerman ka pësuar një dëmtim të tendinit në kofshën e majtë: një dëmtim i cili, sipas asaj që raportohet nga BILD, do ta mbajë ish-lojtarin e Arsenalit jashtë fushës për të paktën gjashtë javë.

Pra, ai rrezikon seriozisht grumbullimin me kombëtaren për Kampionatin Evropian që fillon në javët e ardhshme në Gjermani.

Nëse Gnabry do të thirrej nga trajneri Julian Nagelsmann, ai nuk do të ishte në gjendje të dilte në fushë përpara raundit të 1/8-ve të finales, të planifikuar midis 29 qershorit dhe 1 korrikut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat