Presidenti i Atalantës del hapur

Futboll

Presidenti i Atalantës del hapur

Më: 10 maj 2024 Në ora: 14:48
Charles De Ketelaere

“Charles De Ketelaere?

Ne do ta blejmë atë”. Pas kualifikimit historik të Atalantës në finalen e “Europa League”, pronari i klubit bergamask, Antonio Percassi njoftoi se në fund të sezonit do ta blejë lojtarin belg nga Milani.

Kujtojmë se Charles De Kateleaere mbërriti te skuadra e Gasperinit verën e kaluar nga “Djalli” në formë huazimi, por me të drejtën e blerjes përfundimtare.

Fjalë që nuk lënë vend për shumë keqkuptime. Synimi i Atalantës është që ta bëjë të vetin kartonin e lojtarit belg, pas marrëveshjeve të finalizuara me Milanin disa muaj më parë.

Me atë rast, Atalanta pagoi 3 milionë euro për huazimin e rëndë dhe caktoi të drejtën e blerjes për 26 milionë euro. Për Milanin, gjithashtu do të mbeten 10% e kartonit për çdo rishitje të ardhshme.

Kjo zgjidhje do t’i kënaqë të gjithë. Edhe vetë De Ketelaere, i cili pak javë më parë, i pyetur për mundësinë e qëndrimit në Bergamo, u përgjigj kështu: “Ndihem shumë rehat tek Atalanta.

Mësova shumë nga sezoni negativ që pata me Milanin.

Më ndihmoi të bëja hapa përpara, do të më ndihmojë përsëri.

Nga sezonet pak më të mira mësoni edhe më shumë. Më duhet të luaj dhe nuk dua të përfundoj përsëri në pankinë,

Atalanta po më ndihmon shumë. Nga stafi te shokët e mi dhe tifozët më bënë të ndihem si në shtëpinë time".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat