Kroatët e thërrasin, por në Kosovë është i harruar! Kujtin Shala zbarkon në Kroaci 

Futboll

Kroatët e thërrasin, por në Kosovë është i harruar! Kujtin Shala zbarkon në Kroaci 

Nga: K.Goca Më: 10 maj 2024 Në ora: 15:00
Kujtim Shala

Legjenda e Dinamos së Zagrebit, Kujtim Shala, vjen në derbin që mund të vendosë kampionin, tashmë ka mbërritur në Zagreb”, ka shkruar mediumi i njohur kroat “Veçernj List”.

“E kemi thënë tashmë se në Dinamo ka gjithmonë presion dhe aty duhet të fitosh edhe miqësore.

Derisa të sigurohet gjithçka matematikisht, presioni është aty”, - tha trajneri i Dinamos, Sergej Jakiroviq para sfidës me Osijekun.

Këtë të shtunë (19.30), lojtarët e Dinamos mund të sigurojnë matematikisht titullin e ri të kampionit të Kroacisë.

Nëse Rijeka nuk fiton në Varazhdin dhe nëse të kaltrit fitojnë në Maksimir ndaj Osijekut, gjithçka do të jetë e qartë.

“Në ndeshje do të vijë edhe futbollisti legjendar i Dinamos, Kujtim Shala. Ai ka marrë ftesë nga klubi dhe tashmë ka mbërritur në Zagreb.

Të shtunën do të jetë në ndeshje, ndërsa të dielën do të shoqërohet me tifozë të shumtë në turneun e minifutbollit në Dubravë”, shkruan media kroate.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat