Sezoni i parë në Shqipëri

Futboll

Sezoni i parë në Shqipëri

Më: 10 maj 2024 Në ora: 16:08
Pamje nga një ndeshje

Bylis-Elbasani ishte ndeshja e fudnit e Kategorisë së Parë për këtë sezon. Skuadra e Nevil Dedes ia doli të festonte titullin në “Elbasan Arena”, teksa triumfoi 3-2 ndaj basllhiotëve.

Një nga autorët e golave ishte Bedri Greca. Sulmuesi nuk ia doli dot të shënonte më shumë se 1 gol dhe në këtë mënyrë “Këpuca e Artë” e Kategorisë së Parë është sulmuesi i Luzit. Itodo Peter Mandela ka mbyllur sezonin me 19 gola, 1 më shumë se Greca, duke fituar kështu një trofe personal që në vitin e parë në Shqipëri.

Kujtojmë se sulmuesi 20-vjeçar i kavajasve është një nga lojtarët e preferuar të Partizanit,  me demat që do të tentojnë transferimin e tij gjatë merkatos së verës.

Luzi ka rënë në Kategorinë e Dytë dhe kjo mund të shtyj drejtuesit kavajas të shehin sulmuesi dhe të përfitojnë të ardhura nga shitja e tij, për të përforcuar më pas skuadrabn me disa elementë të tjerë për sezonin e ri. Mbetet të shihet nëse Itodo do të transferohet në kryeqytet apo do të vazhdojë të jetë pjesë e Luzit edhe në Kategorinë e Dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat