Teuta hap dyert e stadiumit për tifozët durrsak

Futboll

Teuta hap dyert e stadiumit për tifozët durrsak

Më: 10 maj 2024 Në ora: 16:54
Foto ilustrim

Teuta do të luajë një takim shumë të rëndësishëm të shtunën pasdite kundër Dinamos në “Niko Dovana”, takim i vlefshëm për javën e 36-të të Abissnet Superiore, si dhe të fundit.

Durrsakët ndodhen në vendin e gjashtë të renditjes, vetëm 1 pikë larg Skënderbeut që ndodhet në të katërtin, vend që të çon automatikisht në “Final 4”.

Pikërisht kjo është ëndrra e madhe e Edi Martinit dhe ekipit të tij që do të bëjnë maksimumin për ta arritur.

Mbështetja në stadium duhet të jetë maksimale, dhe pikërisht për këtë arsye, klubi durrsak përmes një deklarate, ka njoftuar se dyert e stadiumit do të jenë të hapura, pra çdo tribunë do të jetë falas për publikun e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat