​Zbulohet qëndrimi i Piolit ndaj De Ketelaeres pasi Atalanta e konfirmoi transferimin e tij të përhershëm

Futboll

​Zbulohet qëndrimi i Piolit ndaj De Ketelaeres pasi Atalanta e konfirmoi transferimin e tij të përhershëm

Më: 10 maj 2024 Në ora: 18:10
Charles De Ketelaere

Presidenti i Atalantas, Antonio Percassi e konfirmoi se Charles De Ketelaere do t'i bashkohet përgjithmonë klubit të tij dhe Stefano Pioli thotë se eksperienca superiore e ndihmoi belgun në sezonin e tij të dytë në Serie A.

De Ketelaere do t'i bashkohet Atalantas në një transferim të përhershëm nga Milani pas një periudhe njëvjeçare në stadiumin “Gewiss”.

Belgu kishte dhënë vetëm një asist në 40 paraqitje sezonin e kaluar, por ai ringjalli karrierën e tij në Bergamo me 11 gola e nëntë asistime në 44 paraqitje në të gjitha garat në sezonin 2023/2024.

Percassi ka konfirmuar se Atalanta do të nënshkruajë përgjithmonë me De Ketelaere dhe Pioli ndau pikëpamjen e tij për talentin belg gjatë një konference për shtyp para ndeshjes së radhës së Milanit.

“Mendoj se mund të jenë dy, me aq sa mund të them. Vitin e kaluar, Charles ishte në sezonin e tij të parë në një ligë ndryshe, të vështirë, shumë konkurruese. Ai sigurisht ka vuajtur nga kjo. Kështu këtë vit, ai e gjeti veten me një përvojë superiore në një rol që ndoshta i përshtatet më shumë karakteristikave të tij”, tha Pioli.

Pioli gjithashtu tha se nuk e konsideronte ndryshimin e rolit të De Ketelaere në 2022-23, sepse ai dhe stafi i tij kishin "plane të ndryshme".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat