Abdixhiku lavdlron klubet nga Thetranda

Futboll

Abdixhiku lavdlron klubet nga Thetranda

Më: 10 maj 2024 Në ora: 18:35
Abdixhiku gjatë takimit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka bërë sot një vizitë te klubet nga qyteti i Therandës, Ballkani dhe Suhareka ’23.

Abdixhiku u takua me presidentët e të dy klubeve, Arsim Kabashin dhe Rruestim Aliajn

“Suhareka, po bëhet qytet i futbollit. Pas sukseseve mbresëlënëse ndërkombëtare të FC Ballkanit, edhe një ekip tjetër i themeluar vetëm një vit më parë po merr formë. FC Suhareka këtë vit është shpallur kampion në Ligën e Parë dhe kështu nga viti i ardhshëm do të luaj në Superligë.

Vizitova sot të dy klubet. Takova Presidentët e klubeve, z. Rrustem Aliaj të FC Suharekës, të cilit i urova për suksesin e shpejtë; dhe Presidentin Arsim Kabashi të FC Ballkanit të cilin e përgëzova për kontributin e madh në futboll. Vetëm falë njerëzve dashamirë të tillë, sporti merr formë!

Ndërtimi i infrastrukturës sportive , në veçanti i stadiumeve të futbollit, mbetet prioritet i “Rrugës së Re”. Përveç Stadiumit Kombëtar të ri në Prishtinë, ne kemi parë dhe ndërtimin e plot 5 stadiumeve rajonale si parakusht i ngritjes sportive kombëtare!”.", ka shkruar Abdixhiku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat