Në përballjen me Skënderbeun dyert e stadiumit “Loro Boriçi” do të jenë të hapura

Futboll

Në përballjen me Skënderbeun dyert e stadiumit “Loro Boriçi” do të jenë të hapura

Më: 10 maj 2024 Në ora: 19:19
Pamje e stadiumit

Në përballjen me Skënderbeun dyert e stadiumit “Loro Boriçi” do të jenë të hapura!

Vllaznia do të luajë ditën e nesërme në orën 16:00 kundër Skënderbeut, takim i vlefshëm për javën e 36-të dhe të fundit të Abissnet Superiore për këtë sezon.

Klubi shkodran ka vendosur t’i bëjë një dhuratë tifozerisë së tij, në këtë takim të fundit pas 35 ndeshjeve përkrahje nga këta të fundit, si në Shkodër por po ashtu edhe në transferta.

Kuqeblutë kanë vendosur që takimi kundër korçarëve të luhet me dyer të hapura, pra hyrja në “Loro Boriçi” do të jetë falas për dashamirësit shkodranë por jo vetëm.

Një vendim të njëjtë mori edhe ekipi i Teutës, pas orë më parë duke shpresuar që në këtë mënyrë, përveç se t’i shpërblejë sa do pak tifozët e saj për mbështetjen që i kanë dhënë gjatë gjithë sezonit, por edhe si stimul që të jenë sa më shumë të pranishëm në stadium për të përkrahur ekipin e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat