Ibraimi flet para derbit të madh

Futboll

Ibraimi flet para derbit të madh

Më: 10 maj 2024 Në ora: 19:48
Besart Ibraimi

Besart Ibraimi ka folur rpara derbit të ditës së diel (ora 17:00) kundër Shkëndijës.

“Lojë vendimtare për të dyja skuadrat. Finish më interesant sikur i këtij kampionati nuk ka ndodhur.

E respektojmë njëra-tjetrën.

Te Shkëndija kam luajtur gati gjashtë vite dhe kam respekt maksimal, por do të jap maksimumin për Struga Trim Lum.

Do të mundohemi të japin cdo gjë nga vetja ta fitojmë ndeshjen, sepse pesha e lojës është e madhe”, ishin fjalët e Ibraimit, “golgeterit” të Struga TL.

“Jam sulmues, aty jam për të shënuar gola, por nuk është me rëndësi kush shënon.

Shkëndija-Struga është një ndeshje për të shijuar për të dyja palët, le të fitojë më I miri të fitoj. Shanset në këtë derbi janë 50-50”, theksoi “Ibra” për mediumin në Maqedoni "Open.tv"..

Në dy ndeshjet e kaluara, Shkëndija ka fituar në Tetovë 1-0, kurse Struga e ka mposhtur në Strugë 2-1.

Derbin mes klubeve shqiptare do ta referojë Stojance Trpcevski nga Kavadari.

Në renditjen tabelore pas javës së 31-të, Shkëndija dhe Struga ndajnë vendin e parë me nga 61 pikë.

Në ndeshjen e fundit kampionale do të takohen: Rabotnicki-Shkëndija, kurse Struga TL-Shkupi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat