Howe pret që Newcastle të mos i shesë Guimaraes e Isak

Futboll

Howe pret që Newcastle të mos i shesë Guimaraes e Isak

Më: 10 maj 2024 Në ora: 19:53
Alexander Isak dhe Bruno Guimaraes

Trajneri i Newcastle, Eddie Howe, ka thënë se ai pret që Alexander Isak dhe Bruno Guimaraes të jenë në "St James` Park" edhe për edicionin e ardhshëm.

Mesfushori brazilian është lidhur me një kalim te Paris Saint-Germain, ndërsa sulmuesi suedez thuhet se është në objektiv të Arsenalit dhe Tottenhamit. 

" “Ne po kërkojmë të ndërtojmë një skuadër dhe një ekip vërtet të suksesshëm dhe për ta bërë këtë, ne nuk duam të shesim lojtarët tanë më të mirë.

Po, i gjithë planifikimi im është me Guimaraes dhe Isak në skuadër.

Pra pres që ata të jenë këtu", ka thënë Howe. 

Aktualisht në tabelën e Premier League të kryesuar nga Arsenal, Newcastle qëndron në vendin e gjashtë..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat