Futbollistja e njohur zbulon se funeralin e gjyshit e ndoqi online, ndërsa po luante për Anglinë

Futboll

Futbollistja e njohur zbulon se funeralin e gjyshit e ndoqi online, ndërsa po luante për Anglinë

Më: 11 maj 2024 Në ora: 10:16
Bethany England

Futbollistija e Tottenham, Bethany England ka zbuluar se e kishte përcjell funeralin e gjyshit të saj online, derisa po luante me kombëtaren angleze.

Bethany bëri të ditur se gjyshi i saj ishte diagnostikuar me kancer të lëkurës gjatë kohës së pandemisë dhe kështu nuk kishte mundur të merrte pjesë në funeralin e tij si shkak u kufizimeve.

“Kishte pak njërëz që u lejuan të merrnin pjesë. Përfundova duke parë funeralin e tij përmes transmetimit të drejtpërdrejtë në një kamp në Angli”, tha Bethany.

Mirëpo ajo shton se gjeti ngushëllim nga futbollistet e skuadrës.

“Fatmirësisht munda të mbështetesha tek miket e mia të skuadrës dhe nuk më ndodhi vetëm mua qindra njerëz të tjerë nuk ishin në gjendje të ishin aty për të dashurit e tyre”, përfundoi England për Metro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat