Barcelona gati t’ia plotësojë dëshirën më të madhe Xavit

Futboll

Barcelona gati t’ia plotësojë dëshirën më të madhe Xavit

Më: 11 maj 2024 Në ora: 10:47
Xavi Hernandez

Xavi Hernandez ka vendosur të mbetet te Barcelona, teksa trajneri spanjoll i ka bërë të qartë klubit se cilin futbollist e dëshiron me çdo kusht në skuadër nga sezoni i ri.

Fjala është për mesfushorin spanjoll Martin Zubimendi i cili po shkëlqen me fanellën e Real Sociedad dhe është objektivi kryesor i Barcelonës për repartin e mesfushës.

25-vjeçari është bërë edhe një titullar i rregullt te Spanja dhe shihet si futbollisti ideal për skemat e Xavit.

Mediat e ndryshme në Spanjë kanë raportuar se drrejtori sportiv i Barcelonës, Deco është takuar me agjentin e futbollisti dhe Zubimendi i ka dhënë dritën e gjelbër për tu transferuar te Barça.

Megjithatë problemi kryesor mbetet te klauzola e spanjollit që ka nën kontratë me Real Sociedadin prej 60 milionë eurove.

Barcelona është në krizë financiare dhe mund ta paguajë klauzolën e tij vetëm nëse shitet mesfushori holandez Frenkie de Jong.

Zubimendi këtë edicion ka zhvilluar 45 ndeshje zyrtare me Real Sociedad derisa ka shënuar katër gola dhe ka asistuar në një tjetër.

Përveç Barcelonës në garë për yllin spanjoll janë edhe Arsenal dhe Bayern Munich.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat