Çfarë po mendon?

Futboll

Çfarë po mendon?

Më: 11 maj 2024 Në ora: 11:37
Stefano Pioli

Stefano Pioli do të largohet nga Milani, një vendim që tashmë është marrë. Por “divorci” duhet të ndodhë me mirëkuptim, ndryshe nuk do të bëjë pas. Por është po aq e sigurt se ai nuk do të heqë dorë nga paga e vitit të fundit të kontratës me kuqezinjtë.

Kështu, me pak fjalë, është shkruar sot në rreshtat e “La Repubblica”, në një artikull të detajuar për stolin e Napolit, ku me kandidatëve është edhe trajneri aktual i Milanit.

Pioli është i lidhur me klubin milanez edhe për një sezon, por cikli i tij me kuqezinjtë ka përfunduar. Ai pret të bëjë një diskutim të gjatë me drejtuesit dhe më pas ndoshta do të mund të marrë angazhime të tjera.

Ka vetëm një siguri: ai nuk do të heqë dorë nga 4.5 milionë euro neto që Milani do t’i duhet t’ia paguajë deri në qershor 2025.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat