Tirana mund të sigurojë sot “Final – Four”

Futboll

Tirana mund të sigurojë sot “Final – Four”

Më: 11 maj 2024 Në ora: 11:51
Tirana

Tirana do të duelojë me Egnatian në "Egnatia Arena", duel i vlefshëm për javën e fundit të Superiores, bardheblutë rrezikojnë të mbetet jashtë top-4, pasi aktualisht ndodhen në vendin e 5-të me 1 pikë më pak se Skënderbeu që ndodhet në “Final – Four”. Por jo vetëm kaq, pasi kuotë të njëjtë pikësh me kryeqytetasit ka edhe Teuta dhe Dinamo. Gara është bërë akoma më e fortë, pasi 4 ekipe do të bëjnë mes tyre lloagritë për vendin e 4-të.

Skenarë të çmendur për vendin e 4-të, pasi ekziston mundësia që të 4 ekipet ta mbyllin këtë sezon të Superiores me pikë të barabarta. Kështu nëse Skënderbeu humbet me Vllazninë, Tirana ndalet në barazim me Egnatinan dhe Teuta –Dinamo përfundon po në barazim, do të bënte që ekipet të kishin kuotë të njëjtë pikësh, nga 48-të.

Në këtë rast Tirana do të festonte, pasi do të ishte ekipi që do të pozicionohej në “Final – Four”. Kjo pasi në një situatë të tillë merren për bazë pikët në duelet direkte mes ekipeve dhe në këto kushte kryeqytetasit dominojnë. Tirana ka grumbulluar 20 pikë ndaj rivalëve, më pas Teuta vjen me 18 pikë, Dinamo me 17 dhe Skënderbeu me 11.

Por ekziston edhe mundësia tjetër që nëse Skënderbeu humbet ose barazon mee Vllazninë dhe Tirana fiton në Rrogozhinë do të ishin bardheblutë që do të festonin në "Final -Four", ndërkohë rezultati i sfidës mes Teutës dhe Dinamos do të shërbente thejshtë për statistikë..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat