Ditë vendimtare për Kristjan Asllanin

Futboll

Ditë vendimtare për Kristjan Asllanin

Më: 11 maj 2024 Në ora: 11:52
Kristjan Asllani

Kristjan Asllani pritet të kryejë teste mjekësore tek Interi gjatë ditës së sotme. Kjo pas dëmtimit që pësoi në minutën e 90’ të ndeshjes së djeshme, ku zikaltërit fituan 0 me 5 në transfertën e Frosinones.

Asllani e luajti ndeshjen e plotë si titullar, teksa në minutën e fundit të kohës së rregullt ndërhyri në mënyrë të gabuar Abdou Harroui.

Ka mbetur dhe rreth 1 muaj nga fillimi i Europianit. Sylvinhos, por dhe gjithë Kombëtarja shqiptare do t’i krijonte probleme të mëdha në mesfushë mungesa e Asllanit.

Kjo pasi kujtojmë se 22-vjeçari shihet si element kyç për skuadrën. Çdo përditësim pritet të vijë nga stafi mjekësor i Interit në vijim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat