Shqipëria mbyll rrugëtimin në Europianin e minifutbollit

Futboll

Shqipëria mbyll rrugëtimin në Europianin e minifutbollit

Më: 11 maj 2024 Në ora: 11:54
Shqipëria

Shqipëria zhvilloi ndeshjen e fundit të grupit E në Europianin e minifutbollit që përfundoi me fitoren 4-1 të Serbisë.

Kuqezinjtë përmbyllën rrugëtimin në kompeticionin që po organizohet në Moldavi, duke u eliminuar në fazën e grupeve, me 1 pikë të marrë në katër ndeshje të zhvilluara.

Serbia i realizoi shpejt golat, pasi që në minutën e 3’ Igor Jelic kaloi përpara përfaqësuesen e tij. Tre minuta më vonë, Serbia realizoi sërish me finalizimin e Milos Dimitrijevic.

Në minutën e 11’, Armand Gapi shënoi golin që ngushtoi diferencat për kuqezinjtë pasi goditi saktë në afërsi të portierit Zivkovic.

Megjithatë, 1 minutë pas golit të Gapit, Serbia siguroi sërish epërsinë e dy golave, me anë të finalizimit të Damjanovic.

Igor Jelic shënoi golin përfundimtar në minutën e 35’, që vulosi fatet e ndeshjes.

Një Europian që nuk shkoi ashtu sic kishte parashikuar kombëtarja kuqezi, por që padyshim shërben si një eksperiencë e vlefshme. Kuqezinjtë e Irtan Sejkos u renditën në vendin e parafundit me vetëm 1 pikë, të marrë në barazimin ndaj Francës, por tanimë do të shohë përpara për Botërorin që do të zhvillohet në fund të vitit në Oman.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat