Alarm për Napolin

Futboll

Alarm për Napolin

Më: 11 maj 2024 Në ora: 12:05
Kvaratshkelia

Ndeshja kundër Bolonja-s në stadiumin “Maradona” do të jetë “sfilata” e fundit me fanellën blu të duetit Kvaratshkelia-Osimhen, duke qenë se sulmuesi nigerian prej disa kohësh është orientuar drejt “divorcit” dhe pritet të transferohet në Premier Ligë.

Megjithatë, për talentin gjeorgjian, Aurelio De Laurentiis do të dëshironte të rezervonte një të ardhme tjetër, qëndrimin te Napoli. Presidenti i klubit napolitan po bën gjithçka që mundet për të rinovuar me lojtarin e lindur më 2001. Kuptohet, me përmirësim të dukshëm të pagës.

Por nuk është e lehtë, lexojmë në edicionin e sotëm të “Il Mattino”, sepse sirenat e huaja po e joshin lojtarin gjeorgjian me ambicie dhe para. Në fakt, “Khvicha” vazhdon të marrë lëvdata të shumta nga Barcelona dhe PSZH, por mbi të gjitha është klubi francez, ai që ka synime serioze në këtë drejtim.

Aq sa disa emisarë të parizienëve takuan agjentin e gjeorgjianit, Mamuka Jugeli. Mbetet vetëm ta ndjekim çështjen me vëmendje ekstreme, Aurelio De Laurentis, sigurisht nuk është i gatshëm të bëjë asnjë zbritje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat