Kush është 26-vjeçari që u fut nga stoli dhe po habit gjithë Superioren?

Futboll

Kush është 26-vjeçari që u fut nga stoli dhe po habit gjithë Superioren?

Më: 11 maj 2024 Në ora: 12:18
Teuta

Elton Vata është portieri që po surprizon gjithë Superioren. 26-vjeçari fitoi vendin e titullarit në javën e 21-të të kampionatit, pikërisht në janar, ndërsa fatet e sezonit filluan të ndryshonin për Teutën.

Vata ka luajtur në total 16 ndeshje si titullar ku në 11 prej tyre nuk ka pësuar gol. Statistikë mbresëlënëse kjo, teksa kujtojmë se në të tjerat është mposhtur 6 herë.

Ndeshja e fundit luhet sot kundër Dinamos në stadiumin "Niko Dovana".

Ekziston mundësia që Teuta bëhet pjesë e "Final 4" dhe kjo do të ishte mrekulli për durrsakët në fundin e sezonit.

Vata u bë pjesë e “Djemve të Detit” përgjatë verës së kaluar. Gjithsesi Durrësi nuk është vend i panjohur, pasi ka luajtur vite më parë për moshat e Teutës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat