Me dy mungesa kundër Erzenit

Futboll

Me dy mungesa kundër Erzenit

Më: 11 maj 2024 Në ora: 12:37
Pamje nga një ndeshje

Partizani ka mbyllur dje pasdite përgatitjet për ndeshjen e sotme kundër Erzenit.

Të kuqve në këtë ndeshje u kthehet një lojtar i rëndësishëm si Maget, pas pezullimit me kartonë.

Fakti që ka pushuar në sfidën e shkuar me shumë mundësi bën që senegalezi të luajë kundër shijakasve dhe Shehi të ulë në stol një mes Muratajt dhe Rrapajt, të cilët kanë shumë minuta në këmbët e tyre.

Në mbrojtje ka shumë mundësi që të luajë Buxhelaj nga e majta, për t’i lënë pjesën e dytë Atanaskoskit, teksa në sulm Bintsuka mund të pushojë dhe të luajë treshja Skuka, Mba dhe Keko.

Duhet thënë se jashtë vijojnë të jenë Cara dhe Taipi. Ky i fundit është stërvitur prej dy ditësh me ekipin, por është lënë jashtë, sepse nuk ka arritur kondicionin fizik. Cara planifikon që në fillim të javës së ardhshme të bashkohet me grupin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat