Rodri: Nuk kemi vend për justifikime

Futboll

Rodri: Nuk kemi vend për justifikime

Më: 11 maj 2024 Në ora: 12:58
Pamje nga ndeshja Real - Bayern

Neuer ka treguar arsyen se pse ka gabuar në golin e parë të shënuar nga Real Madrid, në përmbysjen kundër Bayern Munchen.

“Është shumë e çuditshme, në 10.000 topa që shkojnë në të njëjtën mënyrë në duart e Neuer si në rastin e golit të Realit, Neuer i mbyll të 10.000 tentativat, ky ishte rasti i 10.001”, u shpreh Tuchel pas gjysmëfinales.

Por portieri i Bayern i ka dhënë një shpjegim gabimit të tij. “Nuk e prisja të ishte “një mal” i ngritur në fushën e Bernabeut. Unë prisja që topi të kërcëente në një drejtim tjetër, por për shkak të fushës, shkoi pak më lart, nuk e prisja atë përplasje të vogël në bar”, tha Neuer.

Pak kohë më parë ishte Guardiola që u ankua për fushën e Santiago Bernabeu. “Më pëlqen shumë stadiumi, është mbreslënës, por tani duhet vetëm që të kujdesen për fushën.

Duhet ta përmirësojnë,

Perez duhet të shqetësohet për një fushë më të mirë, siç e ka pasur gjithmonë Real Madridi. Nuk dua që presidenti ta marrë këtë mesazh në mënyrën e gabuar, stadiumi është mbreslënës.

Nuk kam shkelur unë në fushë, ma kanë thënë lojtarët e mi”, ka thënë Guardiola..

Gjithashtu edhe Rodri kishte të njëjtat kritika.”Nuk kemi vend për justifikime, por nga mënyra sesi luajmë ne, na ka dëmtuar pak fusha e Santiago Bernabeu. Nuk ishte e drejtë. Ju nuk mund ta shihni gjithmonë, por dukej sikur fusha ishte shumë e mirë dhe sapo e shkelje e kuptoje se nuk ishte ashtu. Fusha kishte disa ngritje, nukishte uniform”, ka thënë Rodri..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat