Haalandi thyen heshtjen

Futboll

Haalandi thyen heshtjen

Më: 11 maj 2024 Në ora: 13:04
Erling Haaland

Erling Haaland ka pasur një përplasje me trajnerin e tij Pep Guardiola pas zëvendësimit në sfidën ndaj Wolverhampton Wanderers.

Sulmuesi norvegjez u zëvendësua në minutën e 82-të, derisa pasi doli jashtë u pa duke shkëmbyer fjalë me trajnerin Pep Guardiola.

Shumë fjalë janë shkruar për këtë përplasje, por ka qenë vet Haaland që i ka dhënë fund duke treguar arsyen pse çoi deri te shkëmbimi i fjalëve me trajnerin e tij.

Sulmuesi norvegjez ka thënë se nuk kishte të bënte fare me zëvendësimin e tij, pasi ai iu gëzua golit të argjentinasit Julian Alvarez.

“Unë isha i tërbuar për shkak të diçkaje krejtësisht të ndryshme, nuk kishte asnjë lidhje me zëvendësimin”.

“Isha shumë i lumtur që Julian hyri dhe shënoi gjithashtu. Sigurisht që do të doja të shënoja më shumë gola, por nuk u tërbova se u zëvendësova me të. Jam i kënaqur për djalin që hyri në vendin tim për mua kjo çështje mbyllet këtu”, tha Haaland.

23-vjeçari vazhdon të jetë bindshëm golashënuesi më i mirë i Cityt këtë sezon, ku në 41 ndeshje zyrtare në të gjitha garat ka realizuar 36 gola dhe ka asistuar në gjashtë të tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat