​Fulham-Manchester City, formacionet zyrtare

Futboll

​Fulham-Manchester City, formacionet zyrtare

Më: 11 maj 2024 Në ora: 13:06
Foto ilustrim

Sot me fillim nga ora 13:30 stadiumi “Craven Cottage” do të jetë nikoqir i ndeshjes interesante të Premier Ligës mes Fulhamit dhe Manchester Cityt, e vlefshme kjo për xhiron e 37-të dhe të parafundit të këtij sezoni.

Kur po i afrohemi fundit të sezonit, City dhe Arsenali po e vazhdojnë kokë më kokë luftën për titull. Në rast fitoreje sot, kampioni anglez do ta rrëzonte Arsenalin nga pozita e parë në tabelë.

Në xhiron e fundit të zhvilluar në kampionatin anglez, City e mposhti 5:1 Wolverhamptonin, kurse Fulhami barazoi 0:0 me skuadrën e Brentfordit.

Momentalisht, City zë vendin e dytë në tabelë në kuotën e 82 pikëve, vetëm një më pak se Arsenali në vendin e parë. Në anën tjetër, Fulhami renditet në pozitën e 13 me 44 pikë të arkëtuara.

Sa i përket ndeshjes së sotme, vetëm Lukic i Fulhamit do të mungojë. Formacionet zyrtare janë publikuar dhe ato i gjeni më poshtë.

Fulham (4-5-1): Leno; Castagne, Diop, Bassey, Robinson; De Cordova-Reid, Palhinha, Iwobi, Pereira, Willian; Muniz

Manchester City (4-1-4-1): Ederson; Akanji, Ake, Dias, Gvardiol; Rodri, Kovacic; Silva, De Bruyne, Foden; Haaland

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat