​Parma dhe Como ngjiten në Serie A, caktohen çiftet e “Play-offit”

Futboll

​Parma dhe Como ngjiten në Serie A, caktohen çiftet e “Play-offit”

Më: 11 maj 2024 Në ora: 13:20
Foto ilustrim

Como është ngjitur në Serie A pas 21 vitesh së bashku me Parmën, ndërsa Venezia, Cremonese, Catanzaro, Palermo, Sampdoria dhe Brescia hyjnë në “Play-Off”.

Parma kishte siguruar tashmë vendin e parë dhe do të jetë në Serie A sezonin e ardhshëm së bashku me Como dhe një klub të tretë që do të vendoset në “Play-Off”.

“Play-Offi” fillon më 17 maj me Palermon kundër Sampdorias, më pas 18 maj për Catanzaro kundër Brescias.

Të hënën më 20 maj është Palermo/Sampdoria kundër Venezias, më pas Catanzaro/Brescia kundër Cremonese më 21 maj. Gjysmëfinalet janë më 24 dhe 25 maj.

Ngritja në Serie A vendoset në finalen me dy ndeshje të enjten më 30 maj dhe të dielën më 2 qershor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat