​Muriqi titullar, synon golin kundër Las Palmas

Futboll

​Muriqi titullar, synon golin kundër Las Palmas

Më: 11 maj 2024 Në ora: 13:30
Muriqi

Sot me fillim nga ora 14:00 stadiumi “Mallorca Son Moix” do të jetë nikoqir i ndeshjes mes Mallorcas dhe skuadrës së Las Palmas, e vlefshme kjo për xhiron e 35 të La Ligas.

Në xhiron e fundit në kampionatin spanjoll, Mallorca u mposht 1:0 nga Atletico Madridi, kurse Las Palmas e pësoi nga Real Sociedadi 2:0.

Momentalisht, Mallorca gjendet në vendin e 17 në tabelë me 32 pikë, gjashtë sosh larg zonës së rrezikut, ndërsa Las Palmas zë vendin e 14 me 37 pikë.

Sa i përket ndeshjes së sotme, te Mallorca nuk do të mungojë asnjë lojtarë derisa titullar është ylli kosovar Vedat Muriqi, kurse te Las Palmas nuk do të paraqiten Cardona, Perrone dhe Sinkgraven.

Formacionet zyrtare janë publikuar dhe ato mund t’i gjeni më poshtë.

Mallorca (5-3-2): Rajkovic; Costa, Copete, Raillo, Valjent, Gonzalez; Rodriguez, Costa, Sanchez; Muriqi, Larin

Las Palmas (4-5-1): Alvaro Valles; Araujo, Suarez, Coco, Marmol; Marvin, Munoz, Lolodice, Rodriguez, Ramirez; Kaba 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat