Bayer Leverkusen fton tifozët të përjetësojnë sezonin historik

Futboll

Bayer Leverkusen fton tifozët të përjetësojnë sezonin historik

Më: 11 maj 2024 Në ora: 13:51
Bayer Leverkusen

Bayer Leverkusen është padyshim skuadra më mahnitëse e këtij edicioni futbollistik.

“Aspirinat” e udhëhequr nga trajneri Xabi Alonso fituan për herë të parë në historinë e tyre titullin në Gjermani, ndërsa janë gjithashtu edhe në finalen e Kupës së Gjermanisë si dhe finalen e Europa League.

Por, për ta bërë edhe më të paharrueshëm këtë sezon, Leverkusen regjistroi edhe rekordin si skuadra me më shumë ndeshje radhazi pa humbje, plot 49. Një rekord që e mban e vetme dhe që ka mundësinë ta zgjasë edhe më tej.

Në këtë formë, për të festuar këtë sezon, klubi i Leverkusen ka ndërmarrë një iniciativë të veçantë për tifozerinë e saj duke i ftuar të bëjnë tatuazh diçka që lidhet me skuadrën.

Në sajtin zyrtar të klubit shkruhet se prenotimet për tatuazhet e para tashmë kanë nisur dhe mbetet për t’u parë se kush prej tifozëve do të ketë idenë më të veçantë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat