​Përveç që do ta zëvendësojë, Slot do t’ia zë edhe shtëpinë Kloppit në Liverpool

Futboll

​Përveç që do ta zëvendësojë, Slot do t’ia zë edhe shtëpinë Kloppit në Liverpool

Më: 11 maj 2024 Në ora: 14:25
Slot, Kloppi

Kur po afrohemi fundit të sezonit, gjiganti anglez, Liverpool po përgatitet për ndryshime të mëdha në klub. Jurgen Klopp do të largohet dhe pozitën e trajnerit të klubit do ta merr Arne Slot.

Ende nuk ka konfirmim zyrtar nga Liverpooli për pasuesin e Klopp, por dihet që ka marrëveshje me Arne Slot.

Por, përveç që do ta zëvendësojë Kloppin, Slot do t’ia merr edhe shtëpinë e tij në Liverpool.

Siç bëhet e ditur nga “MirrorFootball”, Arne Slot do të zhvendoset në shtëpinë aktuale të Jurgen Klopp në Formby, kur ai të merr pozitën e trajnerit nga gjermani. Shtëpia në fjalë është nën pronësinë e klubit të Liverpoolit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat