Sfidojnë Laçin

Futboll

Sfidojnë Laçin

Më: 11 maj 2024 Në ora: 14:26
Atmosfera

Kukësi do të sfidojë në transfertë ditën e sotme skuadrën e Laçit, sfidë që do të staertojë në orën 16:00 dhe është e fundit për këtë sezon të Superiores. Për verilindorët kjo përballje vlen vetëm për statistikë, pasi skuadra e Bledar Devollit ka rënë në Kategorinë e Parë.

Megjithatë te Kukësi besojnë fort se këtë sezon mund ta mbyllin me trofe, pasi janë në finalen e Kupës së Shqipërisë. Verilindorët më 14 maj do të sfidojnë Egnatian në “Air Albania”, ku dy ekipet do të përplasin “brirët” për këtë trofe.

Pavarësisht se sot do të përballen me kurbinasit, te Kukësi mendjen e kanë te Kupa e Shqipërisë.

Klubi ka shkruar “Kurrë mos u dorëzoni”.

Një mënyrë kjo për t’i treguar rrogozhinasve se pavarësisht se nuk mbijetuan dot në Superiore, do të luftojnë fort për trofeun e dytë më të rëndësishëm në futbollin shqiptarë. Kujtojmë se Kukësi e ka fituar dy herë këtë trofe dhe ndaj Egnatias ditën e martë në orën 19:00 do të kërkojnë të fitorjnë për herë të 3-të në historinë  e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat