Skënderbeu përballet me Vllazninë

Futboll

Skënderbeu përballet me Vllazninë

Më: 11 maj 2024 Në ora: 14:57
Vllaznia

Vllaznia do të pres sot në “Loro Boriçi” Skëndërbeun, takim i vlefshëm për javën e 36-të dhe të fundit të Abissnet Superiore.

Shkodranët vijnë në këtë takim pas një barazimi pa gola në “Air Albania” ndaj Tiranës. Me anë të atij rezultati, humbën edhe vendin e dytë të renditjes dhe kështu edhe një lloj përparsie në “Final 4”.

Tani duket se objektivi i tyre i vetëm është kualifikimi në Kupat e Europës. Më interesantja është që këtë gjë mund ta bëjnë duke e lejuar Skënderbeun të fitojë sot dhe të kualifikohet për “Final 4”.

Nga ana tjetër janë korçarët e Gvozdenoviç. Ata nuk kanë më de çfarë të humbin, dhe duhet të luftojnë fort për të marrë 3 pikët, që shumë rrallë kush i ka marrë në fortesën “Loro Boriçi”. Edhe pse kualifikimi për Kupat e Europës është i pamundur për shkak të dënimit që klubi korçar ka marrë, përsëri kualifikimi për “Final 4” do të ishte prestigj, dhe nuk i dihet, ndoshta mund t’i shpall edhe kampionët e rinj të Shqipërisë.

SKËNDERBEU: Alia, Prenci, Rabiu, Liço, Rashica, Nikaj, Gerço, Dumfur, Vangjeli, Juri, Xhantu | Trajner: Ivan Gvozdenoviç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat