Manchester City i pandalshëm në Londër, shumë afër titullit 

Futboll

Manchester City i pandalshëm në Londër, shumë afër titullit 

Nga: K.G. Më: 11 maj 2024 Në ora: 15:21
Gvardiol

Manchester City ka shënuar fitore me shije të titullit të kampionit në stadiumin ”Craven Cottage” në Londër. 

Fulhami nuk ishte i denjë karshi kampionit në fuqi, duke pësuar fiasko me rezultat 4:0.

Futbollistët Gvardiol (13' e 71'), Foden (59') e Alvarez (0+7' - nga penalltia), shënuan për Cityn.

Reprezentuesi i Shqipërisë, Armando Broja, është paraqitur nga minuta e 67-të për Fulhamin.

Ai për 23 minutat e fundit nuk e gjeti rrjetën e liderit. 

Manchester City (një ndeshje më pak) kryeson me 85 pikë dhe ka dy më shumë se Arsenali.

Fulham renditet në vend të 13-të me 44 pikë të mbledhura..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat