Laçi - Kukësi, formacionet

Futboll

Laçi - Kukësi, formacionet

Më: 11 maj 2024 Në ora: 15:28
Laçi

Laçi do të pres Kukësin në Kurbin, ndeshje e vlefshme për javën e 36-të dhe të fundit të Abissnet Superiore.

Kurbinasit vijnë në këtë sfidë, pas lajmit të hidhur që morën fundjavën e kaluar, ku e panë veten automatikisht në “play-out”. Edhe sikur të fitojnë me kuksianët sot, përsëri nuk vlen asgjë sepse ekipi i Armando Cungut, do të luajë edhe një ndeshje të fundit këtë sezon, kundër ekipit që fiton “play-off”-in e Kategorisë së Parë.

Nga ana tjetër Kukësi, e di prej javësh tashmë që do të jetë një nga të paktën 2 ekipet që do të bien nga kategoria. Sezoni për ta nuk ka mbaruar ende, kjo sepse kanë ndoshta ndeshjen më të rëndësishme të këtyre viteve të fundit për të luajtur, përballjen me Egnatian pas 3 ditësh, në finalen e Kupës së Shqipërisë.

FORMACIONET ZYRTARE

LAÇI: Dajsinani, Mjaki, Dajko, Da Silva, Prodani, Qato, Bibo, Manellari, Melo, Barjamaj, Sobuale,
Trajner: Armando Cungu

KUKËSI: Rroku, Murati, Momoh, Gjoshi, Hilaj, Culaj, Xambazi, Peposhi, Da Mota, Beshiraj,, Adetola.
Trajner: Bledar Devolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat