Fanella me numrin 10 e Real Madridit del në “ankand”

Futboll

Fanella me numrin 10 e Real Madridit del në “ankand”

Më: 11 maj 2024 Në ora: 15:35
Fanella

Granada, Alavés, Villarreal, Betis Seville dhe Borussia Dortmund.

Këto do të jenë pesë ndeshjet e fundit që Luka Modric do të luajë me fanellën e Real Madridit, klubi që e bëri atë legjendë, duke e lejuar atë të fitojë “Topin e Artë” më 2018, si dhe një seri të pafund trofesh.

Mesfushori kroat, raportojnë mediat spanjolle, kishte vendosur disa kohë më parë të largohej nga skuadra e badhë, me të cilën u bashkua në gusht të vitit 2012. Tani nuk ka më dyshime, në fund të sezonit do t’iu thotë lamtumirë “Los Blancos” dhe Spanjës për të fluturuar, ndoshta, drejt SHBA.

Kjo e çliron fanellën me numrin 10 te Real Madridi, e cila mund të përfundojë mbi supet e Vinicius ose Kylian Mbappé (francezi mund të marrë edhe numrin 7, aktualisht në pronësi të brazilianit).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat