Shehi për Gjilanin: Kemi tri finale

Futboll

Shehi për Gjilanin: Kemi tri finale

Më: 11 maj 2024 Në ora: 16:21
Dajan Shehi

Futbollisit i Gjilanit, Dajan Shehi, bën thirrje për vëmendje, pasi që kampionati është në fazën finale dhe të gjitha ndeshjet konsiderohen si të tilla.

Futbollisti i cili vjen nga reparti i mbrojtjes potencon se skuadra po jep maksimumin, pavarësisht që në disa situata po pëson.

Ndër të tjerash, ka thënë se do të japin 200% për të arritur objektivin e klubit.

“Ekipi i Gjilanit gjithmonë futet për fitore. Këto tri ndeshje janë shumë me rëndësi për ne dhe mund të konsiderohen sikurse finale. Pavarësisht që kundërshtari i nesërm ka rënë nga elita, ne do të futemi për të dhënë 200%”.

“Kemi shënuar, ashtu siç edhe kemi pësuar, ky është futbolli.

Ne po japim maksimumin dhe po mundohemi të arrijmë objektivin që ka klubi deri në fundin e këtij kampionati”.

Gjilani udhëton drejt Prizrenit në ditën e fundit të javës (12 Maj) për t’u përballur me Lirinë në “Përparim Thaçi” nga ora 15.00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat