​Zbulohet numri i fanellës së Mbappes te Reali

Futboll

​Zbulohet numri i fanellës së Mbappes te Reali

Më: 11 maj 2024 Në ora: 16:36
Mbappe

Si duket ky do të jetë sezoni i fundit i Luka Modric te Real Madridi. Veterani kroat po përgatitet për t’u larguar nga gjiganti spanjoll pas përfundimit të kontratës së tij.

Kontrata e Modric me Realin do të skadojë më 1 korrik, dhe sipas mediave spanjolle, mesfushori ka vendosur mos të qëndrojë përtej këtij sezoni në “Santiago Bernabeu”.

Këtë e bëri të ditur gazetari Ramon Alvarez, Modric po përgatitet për largimin e tij nga Reali, dhe i njëjti e zbuloi se numrin 10 të Modricit nga sezoni i ardhshëm do ta bartë Kylian Mbappe.

Mbappe njoftoi mbrëmë për largimin e tij nga Paris Saint-Germain, dhe kalimi te Real Madridi tani është vetëm çështje kohe.

Mbappe thuhet se do ta bartë numrin 10 në fanellën e tij te Reali. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat