Vedat Muriqi me notë interesante në Spanjë

Futboll

Vedat Muriqi me notë interesante në Spanjë

Nga: K.Goca Më: 11 maj 2024 Në ora: 16:44
Vedat Muriqi

Reprezentuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, nuk është vlerësuar me notë të lartë ashtu siç jemi mësuar të shohim në kampionatin spanjoll.

Muriqi është vlerësuar me notën 6.7 nga faqja e specializuar për statistika “Sofascore”.

Vedat Muriqi është paraqitur 83 minuta dhe tre minuta pa u zëvendësuar është ndëshkuar me karton të verdhë.

Mallorca e ka mposhtur me rezultat minimal 1:0 Las Palmasin, në takimin e javës së 35-të.

Futbollisti i Mallorca-s, Giovanni Gonzalez, është lojtar i ndeshjes, me notën 7.6. 

Mallorca zë vendin e 15-të me 35 pikë dhe është afër që të sigurojë ekzistencën në elitën e futbollit spanjoll.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat