Laçi e mbyll me fitore

Futboll

Laçi e mbyll me fitore

Më: 11 maj 2024 Në ora: 18:18
Laçi

Laçi e mbyll me fitore, sukses i thjeshtë përballë Kukësit mes rotacioneve!

Laçi e ka mbyllur me një fitore të thjeshtë përballë Kukësit sezonin e rregullt të Kategorisë Superiore dhe tanimë duhet të mendojë për pjesëmarrjen në play-out për të mos rënë nga kategoria.

Skuadra kurbinase ka shënuar nga një gol në secilën pjesë loje, me Sobouejll dhe Barjamajn, për të mbyllur në këtë mënyrë javën e 36-të, ndaj verilindorëve të cilët kanë prerë biletën për një kategori më poshtë.

Të dy skuadrat bënë rotacion në këtë sfidë, pasi Kukësi mendoi për finalen e Kupës ndaj Egnatias, ndërsa Laçi për të ruajtur forcat për fazën play-out për të mos rënë nga kategoria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat