Jo vetëm Dortmund, edhe një klub anglez shfaq interes për Armando Brojën

Futboll

Jo vetëm Dortmund, edhe një klub anglez shfaq interes për Armando Brojën

Më: 11 maj 2024 Në ora: 18:21
Armando Broja

Armando Broja do të largohet nga Fulham për tu rikthyer te Chelsea në fund të këtij sezoni.

Megjithatë, sulmuesi shqiptar nuk pritet të mbetet në ‘Stamford Bridges’ me klubin londinez që nuk llogarit në shërbimet e tij dhe nuk mund t’i ofrojë minutat e kërkuara nga Broja.

Lojtari pritet të largohet në merkaton e verës, por duhet definuar nëse do jetë huazim apo do të shitet përgjithmonë.

Borussia Dortmund ka shfaqur interesim për transferimin e shqiptarit pasi Sebastien Haller dhe Youssoufa Moukoko do të largohen gjatë verës.

Por së fundmi, në garë për Brojën është futur edhe skuadra e rikthyer në Premier League, Ipswich Town.
Ipswich synon transferimin e Brojës ku kërkojnë të kenë shqiptarin në maje të sulmit të tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat