Tetova: I presim në finalen e Kupës

Futboll

Tetova: I presim në finalen e Kupës

Më: 11 maj 2024 Në ora: 18:48
Edlir Tetova

Egnatia u mposht nga Tirana në ndeshjen e javës së fundit të “Abissnet Superiore”. Sfida e zhvilluar në Rrogozhinë, përfundoi me humbjen e thellë 0-4 të vendasve, me bardheblutë që dominua ndeshjen.

Pas kësaj sfide, për mikrofonat e MCN TV ka folur trajneri i Egnatias, Edlir Tetova.

“Nuk të vjen mirë për rezultatin, na duhet mobilizim. Lamë 3-4 lojtarë pushim plus Aleksin që e kishim me kartonin e kuq por duhet të zhvillonim ndeshje më të mirë. Vllaznia apo Skënderbeu? Nuk kam preferencë, ato janë ndeshje finale. Janë ndeshje të forta dhe kushdo ekip që do të jetë është ndeshje finale”, u shpreh fillimisht Tetova.

Ishte motivimi i lojtarëve për këtë ndeshje që solli humbjen?

“Ajo ishte pika e parë. Përsa i përket rotacionit ishte për të pushuar lojtarët. Motivi është se nëse ti ke përfunduar diçka, tempi bie. Por unë nuk jam dakord me këtë. Luajtëm kundër Tiranës, nuk është ekip dosido na ka shënuar 8 gola në 3 ndeshjet e fundit”.

I doni të dyja apo Superioren që është më e rëndësishme?

“Pjesën e maratonës kemi dalë të parët, kërkojmë Kupën të bëhet e dyta dhe kampionatin që të bëhen 3”.

I prisni tifozët e Tiranës në finalen e Kupës, pasi nëse Egnatia fiton Kupën, vendi i 5-të shkon në Europë?

“Pse jo? Mirë do të ishte një suport më tepër. Ata duan shpëtimin e sezonit të ekipit të tyre”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat