Zhang befason

Futboll

Zhang befason

Më: 11 maj 2024 Në ora: 18:57
Zhang

Të martën e 14 majit apo të mërkurën, vetëm disa ditë para skadencës së afatit të së hënës së 20 majit, do të vijë duke përjashtuar ndonjë surprizë të minutës së fundit, edhe firma e kontratës mes Steven Zhang dhe grupit financiar kalifornian Pimco, në akordin nëpërmjet të cilit Presidenti i Inter do të rifinancojë 380 milionë eurot që duhet t’i kthejë fondit amerikan Oaktree.

Sipas të përditshmes “Il Sole 24 ore”, avokatët e të dy palëve, Latham & Watkins për llogari të Suning, grupit që kontrollon Inter dhe Dla Piper për amerikanen Pimco, janë duke punuar këto orë për të përkufizuar edhe detajet e fundit të akordit para momentit të firmave që do të hidhen mesjavën e ardhshme.

Kredia në fjalë ishte marrë nga Oaktree nga familja Zhang 3 vjet më parë, në 2021 nëpërmjet kompanisë luksemburgase Grand Tower në mënyrë që të krijoheshin burimet financiare të nevojshme për menaxhimin e Inter.

Edhe pse detajet nuk janë zyrtare mendohet se huaja e re nga Pimco që do të shërbejë për shlyerjen e kredisë nga Oaktree do të jetë një financim ndërlidhës, për t’i paraprirë hyrjes në klub të partnerëve të rinj si aksionerë. Paralelisht, prej kohësh qarkullojnë raportime për interesin e investitorëve sauditë për klubin zikaltër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat