Shënkolli U13 shpallet kampion i Superiores

Futboll

Shënkolli U13 shpallet kampion i Superiores

Më: 11 maj 2024 Në ora: 19:02
Shënkolli

Në 27 ndeshje të luajtura, Shënkolli U-13 ka fituar 22 sfida, ka barazuar dy dhe ka humbur vetëm tre ndeshje.

Shënkolli U-13 u shpall zyrtarisht ekipi kampion në kampionatin “Abissnet Superiore” U-13. Në Lezhë u zhvillua sot edhe ndeshja e fundit ndaj Apolonisë, me sfidën që përfundoi me fitoren e Shënkollit 3-0.

Një ndeshje e bukur që u dominua nga Shënkolli U-13, që këtë sezon ka bërë mjaft mirë në kampionat. Në 27 ndeshje të luajtura, Shënkolli U-13 ka fituar 22 sfida, ka barazuar dy dhe ka humbur vetëm tre ndeshje.

Në ceremoninë e organizuar në përfundim të ndeshjes nga Federata e Futbollit, ishte legjenda e futbollit shqiptar, Sulejman Demollari, ai i cili i dorëzoi lojtarëve të Shënkollit medaljet dhe trofeun e kampionit për grupmoshën U-13 për këtë edicion futbollistik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat