Fagu: Nëse do të merrnim tre pikët me Vllazninë, do të flisnim ndryshe sot

Futboll

Fagu: Nëse do të merrnim tre pikët me Vllazninë, do të flisnim ndryshe sot

Më: 11 maj 2024 Në ora: 19:34
Fagu

Pak minuta më parë është mbyllur java e fundit e Superiores. Tirana ka fituar me shifrat 0:3 ndaj Egnatias, me golat e realizuar nga Abazaj dhe dopieta e Patrik. Por kjo ishte fitorja më e hidhur për bardheblutë që e shohin veten jashtë Final Four.

Kjo pasi në krahun tjetër Skënderbeu ka shkatërruar Vllazninë 1-4 dhe për këtë arsye janë korçarët që marrin vendin e katërt.

Një fitores spektakolare me 4 gola ka bërë edhe Partizani, ndërsa Laçi ka fituar kundër Kukësit, 2-0.

Fagu (Tirana): “Flas për pjesën kur kam qenë unë trajner i Tiranës.

Ka disa kundërshtarë me të cilët kemi lënë pikë. Përmend këtu me Laçin ose me Skënderbeun, kur ishin me 10 lojtarë.

Këto pikë na kanë penalizuar. Ai barazimi me Vllazninë… nëse do të merrnim tre pikët, do të flisnim ndryshe sot.

Rastet i kishim, por presioni i rezultatit na ndikoi. Shpresojmë të kapim Europën nëse Egnatia fiton Kupën e Shqipërisë. E ardhmja? Nuk mund ta jap përgjigje.

Në javët në vazhdim do të ulemi të flasim për të ardhmen. Kishim një dakortësi deri në fund të sezonit, me opsion për të rinovuar.

Mendoj që Egnatia ka një ekip të mirë dhe të fortë, me lojtarë të fortë. Egnatia mund të jetë më e avantazhuar për të fituar titullin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat