KF Llapi me 'ushtarë' paralajmëron: Dorëzimi nuk vlen për klube gjigante 

Futboll

KF Llapi me 'ushtarë' paralajmëron: Dorëzimi nuk vlen për klube gjigante 

Nga: K.G. Më: 11 maj 2024 Në ora: 19:57
Pamje nga një atmosferë në Podujevë

Llapi i Podujevës nuk mendon për asnjë rezultat tjetër përveç fitores ndaj Malishevës, në takimin e javës së 34-të të elitës së futbollit të Kosovës. 

Llapi është në vend të dytë me 65 pikë sa ka edhe i treti Drita dhe ngec për 4 pikë nga lideri e kampioni në fuqi, Ballkani.

Kryetrajneri i Llapit Tahir Batatina ka të gatshëm “ushtarët” e tij për fitore. 

“Dorëzimi nuk vlen për klube gjigante. ADN e ekipit nuk na lejon të dorëzohemi deri në fund

Rrugëtimin në fillim "Frymë e re për suksese të reja" nuk e kemi nisur për t'u dorëzuar rrugës, e as që mendojmë dorëzohemi pavarësisht rrethanave dhe pengesave që na dalin përpara.

Bardhekaltrit dhe "Legjendat" pas vetes nuk e njohin fjalën dorëzim.

Një betejë e dështuar nuk do thotë luftë e humbur, andaj kemi nevojë për mbështetje, mbështetje dhe vetëm mbështetje për të luftuar deri në fund për titullin kampion.

Nesër, dëshmojmë edhe një herë tjetër se me dinjitet dhe futboll të pastër kemi ardhur deri këtu, e njëjtë do vazhdojmë deri në  ndeshjen e fundit.

Ta shfrytëzojmë ditën e nesërme, ditë vikendi për t'i mbështetur çunat bardhekaltër drejt fitores, fitores së pastër në fushë me angazhim maksimal dhe dinjitet të pashoq.

Ju mirëpresim në tribuna, në shtëpinë tonë "Zahir Pajaziti" nga ora 15:00 në ndeshjen ndaj FC Malisheva, e vlefshme për javën 34 të Albi Mall Superligës”, njofton KF Llapi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat