Frankfurti barazon

Futboll

Frankfurti barazon

Më: 11 maj 2024 Në ora: 20:18
Frankfurti

Janë mbyllur ndeshje e pasdites të së shtunës, të vlefshme për javën e 33-të të Bundësligës gjermane.

Leipzig nuk shkoi më tepër se një barazim 1-1 kundër Werde Bremen.

E njëjta gjë mund të thuhet edhe për Frankfurtit që e mbylli ndeshjen e tij me të njëjtat shifra përballë Borusia Munshengladbah.

Edhe pse dukej sikur shpresat e Këln për qëndrimin në elitë dukej që ishin shuar, përsëri ata arritën të mposhtnin rivalin direkt të tyrin Union Berlinin, me shifrat përfundimtare 3-2.

Me këto rezultate, Frankfurti e siguroi kualifikimin për në Ligën e Europës, kjo edhe fal barazimit që mori Fraiburgu, duke u shkëputur me 4 pikë nga ky i fundit.

Për sa i përket Këlnit, ai ka akoma shpresë për të kapur venin e 16-të që të çon në “play-out”, duke shpresuar te një humbje e thellë e Union Berlinit javën e ardhshme dhe një triumfi të sajë përballë Heidenheimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat