Drita ka përparësinë e terrenit, Ramadani do fitore

Futboll

Drita ka përparësinë e terrenit, Ramadani do fitore

Më: 11 maj 2024 Në ora: 20:37
Zekirija Ramadani

Në javën e 34-të përballen Drita e Gjilanit me Feronikelin 74 nga Drenasi

Për të dhënë detaje rreth ndeshjes para gazetarëve u paraqit kryetrajneri i Dritës, Zekirija Ramadani.

Ramadani the se pritet të jetë ndeshje e vështirë, por klubi ynë duhet të dal me fitore nesër (15.00).

"Duke u bazuar edhe në ndeshjen e parë në Drenas ka qenë një ndeshje mjaft e vështirë, për shkak që ekipi i Feronikelit ka marrë karakterit, i cili asnjëherë nuk dorëzohet dhe gjithmonë japin maksimumin.

Neve na intereson objektivi ynë, neve na intereson vetja dhe duhet të japim maksimumin, sepse jemi akoma në garë",  ka thënë Ramadani.

"Janë tri ndeshjet e fundit dhe e shoh ekipin tonë më përpara, sepse ndryshe është të luftosh për mbijetesë ndryshe për kreun e tabelës. E di që nuk është e lehtë, mirëpo kualiteti që ne kemi duhet dalim me fitore nesër.

Patjetër që ne do luftojmë për vendin e parë, pastaj varet si shkon puna tek finalja nëse është në favorin tonë edhe në vendin e dytë",  thekson Ramadani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat