Skuadra e Prishtinës deri në fund të edicionit do të zhvillojë edhe katër ndeshje, tre kampionale.
“Nesër në javën e 34-të ndaj Dukagjinit në Klinë, pas një jave presim Fushë Kosovën më 18 maj në javën e 35-të, në finale të Kupës me Ballkanin më 22 maj dhe në ndeshjen e fundit të javës së 36-të, po me Ballkanin, në Suharekë më 26 maj
Nesër skuadra udhëton te njëri ndër dy rivalët e vetëm në vend që kemi bilanc negativ, Dukagjini nga Klina.
Në 19 përballjet e pasluftës, kryeqytetasit kanë 5 fitore, 7 barazime dhe 6 humbje, megjithëse me goldallim pozitiv, +6, 21:15.
Dy skuadrat këtë edicion janë takuar 3 herë duke arritur dy barazime, 2:2 në “Fadil Vokrri”, pa gola në “18 Qershori”, si dhe një fitore të Prishtinës, më e thella kampionale e skuadrës në dy edicionet e fundit, 5:0 në Lipjan”, njofton FC Prishtina.