Nika: Fokusi ynë është te ndeshja e 22 majit, rruga që na dërgon në Evropë 

Futboll

Nika: Fokusi ynë është te ndeshja e 22 majit, rruga që na dërgon në Evropë 

Më: 11 maj 2024 Në ora: 22:22
Ardit NIka

Prishtina me qetësi e pret përballjen e nesërme (15.00) me Dukagjinin e Klinës, në kuadër të javës së 34-të të elitës së futbollit të Kosovës. 

Portieri i Prishtinës, Ardit NIka, beson e shpreson se do të kthehen të pamposhtur nga stadiumi i Klinës.

Prishtina renditet në vend të pestë me 46 pikë e ka 4 më shumë se Dukagjini që gjendet një vend më poshtë.

Nika për faqen e FC Prishtinës, shprehet: “Kampionati po shkon drejt fundit dhe normalisht i gjithë fokusi ynë është te ndeshja e 22 majit, rruga e vetme që na dërgon në Evropë. 

Ndërsa sa i përket takimit në Klinë, do t’i qasemi maksimalisht që të japim më të mirën, pa marrë parasysh që Dukagjini ka ekip të papërshtatshëm, por ne shkojmë për tre pikët që të jemi sa më në formë për ndeshjen finale".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat