Al Hilal shpallet kampion i Arabisë Saudite, Neymar është aty

Futboll

Al Hilal shpallet kampion i Arabisë Saudite, Neymar është aty

Më: 12 maj 2024 Në ora: 08:37
Neymar

Al Hilal është skuadra kampione e Arabisë Saudite për sezonin 2023-2024. Të besuarit e Jorge Jesus ishin protagonistët e një kampionati që e dominuan nga fillimi.

Takimi që zyrtarizoi suksesin përfundoi me fitoren e Al Hilal në shifrat 4-1 ndaj Al Hazem.

Pas ndeshjes, lojtarët dhe stafi festuan në fushë.

Gëzimit të skuadrës iu bashkua edhe braziliani Neymar, i cili mbylli sezonin shumë herët për shkak të problemeve në gju.

Titulli kampion për Al Hilal është i 19-ti në historinë e klubit, me skuadrën që mbylli diskutimet 3 javë përpara fundit.

Rivali kryesor, Al Nassr, e nisi shumë keq sezonin, duke humbur shumë terren në renditjen e përgjithshme.

Dhe duke bërë që llogaritë e titullit kampion t’i mbante të gjalla vetëm matematika.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat