Suarez shënon gol në fitoren me përmbysje të Inter Miamit

Futboll

Suarez shënon gol në fitoren me përmbysje të Inter Miamit

Më: 12 maj 2024 Në ora: 10:24
Foto ilustrim

Inter Miami po vazhdon me fitore në MLS.

Ekipi i David Beckham triumfoi 2:3 në udhëtim ndaj Montreal pas mesnate.

Madje, Inter Miami ishte duke pësuar 2:0, duke bërë më pas një rikthim të madh.

Rojas ngushtoi epërsinë, kurse Suarez në minutat shtesë të pjesës së parë barazoi rezultatin.

E në minutën e 59-të Cremaschi shënoi për fitoren e madhe të ekipit nga Miami.

Kjo fitore e ngrit në kuotën e 27 pikëve Inter Miamin në pozitën e parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat