Palmer nuk pajtohet me pretendimin e Reece James për të

Futboll

Palmer nuk pajtohet me pretendimin e Reece James për të

Më: 12 maj 2024 Në ora: 10:48
Cole Palmer dhe Reece James

Cole Palmer mori vlerësime të larta nga kapiteni  i tij i skuadrës Reece James pas fitores emocionuese të Chelseat 3-2 kundër Nottingham Forest.

Palmer luajti një rol vendimtar duke asistuar golin e hershëm të Mykhailo Mudryk. Pavarësisht se Forest kaloi në epërsi me golin e Willy Boly dhe goditjen e Callum Hudson-Odoi në pjesën e dytë, Chelsea arriti të marrë tre pikë pas një rikthimi të jashtëzakonshëm.

Asistimi i Cole Palmer në këtë lojë sjell kontributin e tij total në 31 gola në Ligën Premier këtë sezon, duke e bërë atë të barabartë në  me Ollie Watkins të Aston Villas.

Pas ndeshjes kapiteni i Chelseat, Reece James tha se Palmer është një nga futbollistët më të mirë në botë.

“Cole Palmer është një nga më të mirët në botë, mendoj personalisht. Në City ai nuk luajti aq sa donte, por ai ka ardhur këtu dhe ka shfrytëzuar rastin me te dyja duart”, deklaroi Reece James.

Palmer, i cili qëndroi pranë James gjatë këtyre komenteve, tha se i vije mirë që dëgjon këto fjalë, por nuk do të shkonte kaq larg.

“Nuk do të shkoja aq larg. Por është mirë të dëgjosh. Është gjithçka e re për mua. Ky është sezoni im i parë që luaj siç duhet në ligë. Ishte një fitore shumë e rëndësishme dhe tani fokusohemi te tjetra”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat