Nuk u lejua të futej në lojë për dy minuta, Messi gjen një kamerë anësore dhe shpërthen ndaj MLS-së

Futboll

Nuk u lejua të futej në lojë për dy minuta, Messi gjen një kamerë anësore dhe shpërthen ndaj MLS-së

Më: 12 maj 2024 Në ora: 10:52
Lionel Messi

Inter Miami ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në udhëtim Montreal Impact me rezultat 2-3.

E pabesueshme, por e vërtetë është se Lionel Messi nuk ka shënuar ose nuk ka asistuar në këtë duel.

Megjithatë video e yllit argjentinas është bërë virale në rrjetet sociale, kësaj radhe jo për ndonjë gol të tij, por për një shpërthim të pazakonshëm.

Messi pësoi një goditje nga futbollisti vendas George Campbell dhe ai kishte nevojë për një trajnim.

Megjithatë një rregull është miratuar në MLS ku lojtari që nuk ngrihet në këmbë për më shumë se 15 sekonda pas ndonjë ndërhyrje duhet të dalë jashtë për të marrë tretmanin për dy minuta.

I pakënaqur me rregullin, Messi gjeti një kamerë anësore dhe deklaroi se si ndihej vërtet për rregullin për të gjithë botën.

“Me këtë lloj rregulli, ne po ecim keq”, tha Messi i nervozuar para kamerës.

Por argjentinasi e harroi zemërimin e tij pasi në ato çaste bashkëlojtari i tij Rojas realizoi një gol të jashtëzakonshëm nga gjuajtja e lirë.

Interesant fakti që Messi nuk shihet shpesh në kësi situata dhe reagimi i tij është bërë viral në rrjetet sociale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat