Zyrtarisht në Championship

Futboll

Zyrtarisht në Championship

Më: 12 maj 2024 Në ora: 11:04
Tifozët

Luton nuk e evitoi humbjen në transfertë përballë West Ham me shifrat 3:1.

Pas kësaj disfate, Luton rikthehet zyrtarisht në Championship, një fakt që tensionoi tifozët miq të pranishëm në “London Stadium”.

Tifozët e Luton u filmuan duke u përleshur me punonjësit e sigurisë pak minuta para fundit të ndeshjes.

Gjithçka nisi kur dy prej punonjësve të sigurisë i kërkuan disa tifozëve të mbanin distancën e parashikuar nga fusha. Këta të fundit nuk pranuan dhe turma për pak sa nuk doli jashtë kontrollit.

Të pranishme ishin edhe forcat e policisë që bënë të mundur rikthimin e rendit duke shmangur një moment që mund të bëhej vërtet shqetësues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat